Do të testohet tërë reparti onkologjik

Do të testohet tërë reparti onkologjik

Një laborant dhe një motër medicinale kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe për këtë shkak do të testohen pacientët dhe personeli mjekësor i repartit onkologjik të Klinikës së fëmijëve, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Në Klinikën e fëmijëve në Shkup, përveç laborantit të infektuar, pozitive me virusin është edhe një motër medicinale, kurse ekzistojnë indikacione se Kovid-19 është sjellë nga jashtë. Në këtë drejtim, ne flasim për të realizuar një skrining i Repartit të onkologjisë dhe kjo nënkupton se do t’i bëhet testi të gjithë pacientëve dhe personelit mjekësor”, tha Filipçe./TV21