Dy të lënduar në një aksident në hyrje të autostradës – Veternik
4 Dhjetor 2020
Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku cili ka ndodhur sot rreth orës 18:25 , në hyrje të autostradës nga Veterniku në Prishtinë.
Lajmi për rtv21.tv është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Policia ka dal dhe ka bërë shikimin e vendit ku ka ndodhur aksidenti. “, ka thënë ndër tjerash Krasniqi./21Media