Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1742 teste të realizuara, 130 persona rezultuan pozitiv me Covid-19, ndërsa vdiqën dy persona.

Shkup-40, Kumanovë-6, Shtip-13, Prilep-5, Tetovë-13, Strugë-4, Manastir-3, Ohër-6, Kavadarc-2, Gostivar-18, Strumicë-1, Probishtip-2, Berovë-1, Vinicë-5, Dellçevë-4 dhe Kërçovë-7.

Instituti i Shëndetit Publike në 24 orët e fundit regjistroi 152 pacientë të shëruar nga virusi korona. Shkup-87, Kumanovë-18, Shtip-14, Prilep-2, Tetovë-6, Manastir-4, Gostivar-9, Makedonski Brod-1, Kërçovë-5 dhe Resnjë-6.

Ndërkaq, vdiqën dy pacientë të prekur nga Covid-19, një nga Shkupi dhe një pacient nga Shtipi, raporton TV21./21Media