Dy persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa u konfirmuan edhe 179 raste të reja.

Rastet e vdekjeve ishin të moshave 82 dhe 85 vjeç.

Në 24 orët e fundit u shëruan edhe 587 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar./vizionplus