Dy të vdekur, 47 raste të reja me Covid-19

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 47 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 202 persona.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç).”, ka informuar IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402. Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes.”, ka informuar tutje ISKHPK./21Media

202 TË SHËRUAR DHE 47 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, May 10, 2021

Back to top button