Dy të vdekur dhe 152 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Shqipëria shënoi 2 viktima të reja nga koronavirusi këtë të martë. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 810 testime, prej të cilave 152 raste kanë rezultuar pozitive.
Vihet re një ulje e vogël e rasteve krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërsa, situata në spitalet COVID paraqitet më serioze me 171 të shtruar, 18 në terapi intensive dhe 8 në intubim./oranews