Dy të vdekur dhe 155 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit është ulur numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, pasi vetëm dy pacientë kanë vdekur, por, është shënuar një rekord i ri në lidhje me rastet e reja. Në 24 orë, janë infektuar 155 persona. Ndërkohë, në spitalin infektiv dhe atë universitar Shefqet Ndroqi, aktualisht janë të shtruar 95 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.

Viktima – Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetare nga Tirana, një 61 vjeçare dhe një 69 vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese.

Raste të reja – Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871 , që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka rikujtuar qytetarët dhe bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (18 Gusht 2020)

Testime totale 51860
Raste pozitive 7654
Raste të shëruara 3871
Raste Aktive 3551
Humbje jete 232 (Qarku Tiranë 115, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1862
Durrës 461
Shkodër 291
Fier 159
Lezhë 150
Korçë 141
Vlorë 134
Kukës 113
Elbasan 105
Berat 58
Gjirokastër 42
Dibër 35/oranews

Back to top button