Dy të vdekur dhe 74 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit janë bërë 4.582 testime, ndërsa janë regjistruar 74 raste të reja me Covid-19.
Janë regjistruar dy pacientë të vdekur prej të cilëve njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Kërçova, të moshës mbi 60 vjeç. Të dy kanë vdekur në kushte spitalore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë gjithsej 971.395 testime për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në Maqedoninë e Veriut prej fillimit të epidemisë është 156.299, numri i pacientëve të shëruar është 150.350, i të vdekurve 5.493, ndërsa numri i rasteve aktive është 456./21Media

Back to top button