Edhe dy persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Pacientët ishin të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Siç bëhet e ditur nga raporti i këtij spitali aktualisht janë të hospitalizuar 47 pacientë të cilët po trajtohen për Covid, 16 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, 31 janë ende të pakonfirmuar.

Prej të shtrirëve 24 pacientë janë me oksigjenoterapi ndërsa 4 janë në gjendje të rëndë.

Po ashtu gjatë këtyre 24 orëve janë liruar 7 pacientë.

Sa i përket stafit mjekësor, 3 mjekë dhe 7 infermiere të këtij spitali janë të infektuar me koronavirus./21Media