Vincenzo De Rita dhe Fiorella Tomasino kishin planifikuar që të martoheshin së shpejti në Itali. Por për shkak të koronavirusit, ata e kishin të pamundur kthimin në shtetin e tyre pasi që ndodheshin në Libani për një mision, kështu vendosën që dasmën e tyre ta bënin aty.

Nga foto e shkëputura nusja shihet me uniformën e ushtrisë dhe dhëndri me beretën blu të KB. Pjesëmarrësit ishin të gjithë të pajisur me maska, doreza dhe mbanin një ditancë të sigurt nga njëri-tjetri, ndërsa një pjesë tjetër e miqëve të tyre po e ndiqnin dasmën nga Skype.

Ceremonia u zhvillua në ambasadën italiane në Beirut. /21Media