Dy vajza bien nga lartësia e një ndërtese në Ferizaj, vdiq njëra

Dy vajza kanë rënë nga kati i 4-të i një ndërtese në Ferizaj, si pasojë e lëndimeve njëra prej tyre ka vdekur.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se vajza e cila ka vdekur ishte 15-vjeçare, ndërsa e lënduara është 18-vjeçare.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj.
“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë. Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare”, ka thënë Veseli.
Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin./21Media

Back to top button