Policia e Kosovës ua ka shpëtuar jetën dy femrave në Prevallë të cilat kishin rënë në humnerë 30 metra të thellë.

“Me datë 01 nëntor 2020 rreth orës 14:00min, policia në Prizren ka pranuar një informacion se dy persona të gjinisë femër përderisa ishin duke shëtitur në Prevallë, duke mos e njohur terrenin kanë rënë në një humnerë rreth 30 metra e thellë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dy orë më vonë, rreth orës 16:08 min., policia ka arritur të gjeje lokacionin e quajtur “Prrojet” dhe te kontaktoj me personat të cilët ishin në humnerë.

Policia ka tërhequr viktimat nga humnera. Viktimat janë përcjelle për në emergjencën e qytetit të Prizrenit dhe sipas raportit mjekësor njëra nga viktimat ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë.

Policia ka apeluar tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë shëtitjeve sidomos në zonat e rrezikshme dhe që nuk kanë njohuri për terrenin.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria themelore në Prizren./21Media