Dy vdekje nga COVID-19

Në 24 orët e fundit dy qytetarë të Kosovës kanë humbur betejën me COVID-19.
Nga 3 mijë e 730 testime të kryera janë konfirmuar 195 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 704.
Në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 65
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 9 mijë e 537 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469 mijë e 857 doza të vaksinës.
Deri më sot 164 mijë e 290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button