Nuk raportohet për të lënduar

Nuk raportohet për të lënduar

Policia bëri të ditur se në mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit u evidentuan dy vetaksidente në trafik, pa lëndime në njerëz.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili deklaroi se nga aksidenti përveç dëmeve materiale, nuk u raportua për lëndime në njerëz.

Hoxha kërkoi kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

“Duke marr parasyshe ndryshimet atmosferike, te reshurat e bores dhe ngricat qe paraqitet në rrugë gjatë kesaj periudhe kerkojme kujdes te shtuar nga drejtuesit e automjeteve, ne menyre qe te shmangen aksidentet ne pergjithesi. Policia po vepron dhe do te veproj me njesitet e saj ne funksion te zbatimit te ligjit ne trafik dhe masa rigoroze do te ndermerren ne vazhdimesi.”, bëri të ditur Hoxha më tutje./21Media