Dy persona kanë vdekur gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, të cilët ishin të dyshuar për Covid-19

“Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme 2 paciente të patestuara por të dyshuara me Covid-19 kanë vdekur. Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerave.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.

Po ashtu bëhet e ditur se Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 70 pacientë.  29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19./21Media