257 të infektuar nga Covid-19

257 të infektuar nga Covid-19

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe tha se dy persona kanë vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive mbrëmë për shkak të koronavirusit.

Raportohet se 18 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Gjatë konferencës për shtyp të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se janë regjistruar 16 raste të reja, por ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi edhe dy pacientë të tjerë pozitivë, të cilët do të regjistrohen në raportin e sotëm të Institutit.

Sipas qyteteve: Shtip – 6, Shkupi – 3, Veles – 3, Struga – 2, Strumica – 1, Dibër – 1, Tetovë – 1, Gjevgjeli – 1

Kjo vendos numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 në 259 sot.

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në:

-Shkup – 145
-Dibër – 46
-Kumanovë – 21
-Shtip – 14
-Prilep – 8
-Velesi – 6
-Tetovë – 5
-Strugë – 5
-Ohër – 3
-Kavadarci – 2
-Gostivar – 1
-Manastir – 1
-Gjevgjeli – 1
-Strumic – 1./TV21