Në 24 orët e fundit dy persona nga Vushtrria kanë vdekur si pasojë e pandemisë Covid-19.

Një grua vdiq dje, ndërsa një 60 vjeçar vdiq sot.

Kryetari Xhafer Tahiri, ka apeluar te qytetarët që të marrin seriozisht virusin dhe t’i bartin maskat.

Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeçar. Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta. Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit. Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve. Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë“, shkroi Tahiri.