Kampioni italian, Juventus ka besim se së shpejti do të arrijnë një marrëveshje me sulmuesin Paulo Dybala (26) për zgjatjen e kontratës së tij, raportojnë mediat italiane.

Dybala ka një kontratë dyvjeçare me Juve, por klubi Torino dëshiron të zgjasë sa më shpejt bashkëpunimin e tij me lojtarin argjentinas.

Mediat pretendojnë se Dybala po kërkon pagë vjetore prej 12 milionë eurosh, dhe se Juventus është i gatshëm ta përmbushë atë.

Dybala arriti në Juventus në verën e vitit 2015 nga Palermo në një transferim me vlerë 40 milionë euro, dhe shënoi 91 gola në 217 paraqitje./kp