Në SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash sot nuk do të zhvillohet procesi mësimor. Mësimi në këtë shkollë është ndërprerë për shkak të disa rasteve të dyshuara me Covid-19.

Në njoftimin e Komunës, bëhet e ditur se vendimi për mos mbajtjen e mësimit është marrë pas takimit dhe konsultimit që Task-forca në nivel të Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë komunë kishte me Task-forcën e shkollës dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së.

“Nesër ndërpritet procesi mësimor në ‘Ruzhdi Berisha’ në Dragash deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK që pritet të arrijnë nesër pasdite. Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor. Gjithashtu ju njoftomë se sot është bërë dezinfektimi i objektit ‘Ruzhdi Berisha’”, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm të bërë nga komuna./21Media

Njoftim

Pas takimit të task forcës për arsim në Dragash , konsultimit me task forcën e shkollës dhe rekomandimeve të…

Posted by Komuna e Dragashit on Sunday, October 18, 2020