Dyshime për vdekjen e Maradonas, nisin hetimet
29 Nëntor 2020
Policia në Argjentinë ka kontrolluar shtëpinë dhe klinikën private të Leopoldo Luque, mjekut të legjendës së futbolli, Diego Maradona-s, i cili vdiq katër ditë më parë.
Policia po përpiqet të vërtetojë nëse kishte neglizhencë në trajtimin e futbollistit apo jo.
Ish ylli, 60 vjeç, vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires.
Vajzat e Maradonës thuhet se kanë kërkuar të dinë se çfarë mjekimi dhe trajtimi i’u bë babait të tyre./kp