I dyshuari posedonte edhe armëDyshohet për grabitje, një muaj paraburgim

I dyshuari posedonte edhe armëDyshohet për grabitje, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.K për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje e në vazhdimësi me të pandehurin A.G. kanë kryer veprat penale grabitje dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas një komunikate për media, gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit B.K i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar prej datës 04.03.2020 e deri me datë 03.04.2020.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.K në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jetë të paarritshëm për organet e ndjekjes. Pala ka të drejtë ankese kundër këti j vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë./21Media