Një qytetar dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë në afërsi të Kazermës “Adem Jashari”. Ky mjet është dërguar tek Forca e Sigurisë së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se rasti po trajtohet nga personat kompetentë për këtë çështje.

”Raportohet se një qytetar derisa ishte duke punuar në kopshtin e tij në rrugën “Dëshmorët e Ponoshecit” në Prishtinë, dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë, dhe i njëjti e ka marr mjetin dhe me automjetin e tij (në bagazh ) e ka dërguar me qëllim për ta dorëzuar te Forca e Sigurisë së Kosovës. Janë informuar të gjitha njësitet relevante dhe Policia është në vendin e ngjarjes. Rasti po trajtohet nga kompetentët dhe nuk ka arsye për shkaktim të ndonjë forme të panikut apo shqetësimi për qytetarët”, ka thënë Daut Hoxha.