Mbrëmjen e së enjtes një burrë nga komuna e Suharekës dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Lajmin në polici e ka raportuar djali i tij. Ndërkaq, viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj sipas mjekëve viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda.

”Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë nuk dihet lloji. Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin vrasje deri në hetimet e ardhshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./21Media