Dyshohet se rrëmbeu një person dhe kërkoi 30 mijë euro nga familjarët, arrestohet

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për rrëmbim. Sipas njoftimit të policisë  rasti është raportuar sot  18:30, ku personi i dyshuar ka rrëmbyer një person, për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parashë(30000 euro).

“Arrestimi i personit të  dyshuar: Sh. K.mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, dhe lirimi i viktimës ( në gjendje të mirë shëndetësore), është bërë pak minuta pas raportimit  si rezultat i një pune intenzive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajtë viktima, aty janë gjetë dhe sekuesteuar:-1 armë,  -1 thikë, -1 sopatë si dhe gjësende të tjera. Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë.
, Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button