Kryeredaktori i gazetës  Wiener Wochenzeitung Falter, Florian Kenk në twitter sot në mëngjes shkroi se ka hulumtuar rreth personit që e shkaktoi sulmin në Vjenë të austrisë.

“Unë i kam disa detaje rreth sulmit terrorit që unë kam hulumtuar rreth sulmuesit ai quhet Kurtin S. i lindur në vitin 2000 i lindur dhe rritur në Vjenë është 20 vjeçar dhe ka prejardhje shqiptare. Prindërit e tij janë nga Maqedonia e Veriut dhe  sa i përket islamizimit nuk kanë qenë aq të përkushtuar”, ka shkruar në Twitter.

Nga ky sulm janë konfirmuar katër viktima dhe 15 të lënduar. Për shkak të situatës shkollat do të jenë të mbyllura sot në Vjenë. Ministria e Brendshme e Austrisë, po vazhdon të bënë thirrje për njerëzit të shmangin qendrën e qytetit, dhe nëse kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi./21Media