Dyshohet se vodhën mbi 117 mijë euro në zyrat e KEDS-it, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tyre

Dy persona po kërkohen nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kanë kryer një grabitje në zyrat e KEDS-it në Prizren. Policia njofton se grabitja është raportuar më 1 mars të vitit 2021.
Janë ka publikuar fotografinë e tyre në momentin kur u krye kjo grabitje, duke kërkuar nga qytetarët në rast nëse dinë vendndodhjen e tyre të lajmërojnë Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kanë arritur që të vjedhin një shumë parash prej 117.272.86 euro.
“Me datë 1 mars 2021, rreth orës 15:03 në Stacionin Policor Prizren është raportuar për rast ‘Grabitje’ ne zyrat e KEDS-it. Rastit në vendin e ngjarjes në Rr.Zahir Pajaziti i janë përgjigjur njësitet policore relevante, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale – hetimore.  Dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armëve kanë arritur që nga aty të ‘Vjedhin’ një shumë parash prej 117.271.86 euro. Pas veprës së kryer, të dyshuarit largohen në drejtim të shkollës ‘Mati Logoreci’”, thuhet në komunikatën për media.
Në njoftim thuhet se lidhur me rastin e ndodhur, nga ana zyrtarëve policorë te Sektori Rajonal i Hetimeve është punuar intensivisht në drejtim të zbulimit të identitetit të personave të dyshuar.
“Përkundër përpjekjeve të bëra, deri tani nuk është arritë që të identifikohen të dyshuarit dhe të lokalizohet vendqëndrimi i tyre. Me qëllimin që vendndodhja e të dyshuarave të rastit dhe identiteti i tyre të zbulohet sa më parë, nga ana e Prokurori i Shtetit lëshohet Autorizim për publikimin e fotografive dhe video incizimeve të marra nga kamerat e sigurisë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate, apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarve, të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilin do stacion të Policisë në Kosovë./21Media

Back to top button