Dyshohet se vodhën stoli ari në vlerë prej 10 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar njëri i mitur

Me 11 maj ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e vëllait të saj, në lagjen “Dardania” në Gjakovë, dhe kishin vjedhur stoli të arit, sipas ankueses  në vlerë prej rreth 10 000 euro.

Policia njofton se pas një hetimi të gjerë dhe intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, ku janë siguruar informata dhe janë analizuar shumë prova sot kanë arritur t’i arrestojnë dy persona si të dyshuar lidhur me këtë rast.

“I dyshuari me inicialet V. A., mashull kosovar i moshës së mitur, është arrestuar mbi dyshimin e arsyeshëm se kishte kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ndërsa i dyshuari tjetër me inicialet Q. L., mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar mbi dyshimin e ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes së raportuar”, njofton policia.

Back to top button