Presidenti i Lazios Claudio Lotito, po e konsidero mundësinë që Massimiliano Allegri të rikthehet në punën e trajnerit te Lazio, pasi që Simone Inzaghi po i vonon bisedimet për rinovimin e kontratës.

Sipas lajmeve të fundit “Il Messaggero”, Allegri po shikon për skuadra të interesuara dhe e ardhmja e tij mund të jetë në “Olimpico”.

Lotit dhe Inzaghi kanë hasur në probleme gjatë bisedimeve për rinovimin e kontratës sepse tekniku ende nuk e ka pranuar ofertën e re për tre vjetët e ardhshme.

Duke parë situatën e krijuar, Lotito e sheh Allegrin si alternativën kryesore për stolin e Lazios./KP