“Djajtë e Kuq” dëshirojnë që dy mesfushorët të vazhdojnë të ardhmen në “Old Trafford”.

Bruno Fernandes është i gatshëm që të nënshkruaj një kontratë të re me Manchester Unitedin, vetëm nëse edhe ylli Paul Pogba e bënë të njëjtën gjë, raporton “The Sun”.

“Djajtë e Kuq” dëshirojnë që dy mesfushorët të vazhdojnë të ardhmet e tyre në “Old Trafford”, ku edhe iu kanë ofruar kontrata të reja.

Bruno Fernandes ka qenë lojtari kyç i Manchesterit që nga transferimi prej Sporting Lisbonës dhe tani gjiganti anglez dëshiron që ta mbajë yllin edhe për shumë vite të tjera, kurse situata e Pogbas është paksa më e ndërlikuar, pasi që francezi para disa muajsh kishte shprehur dëshirën që të largohej dhe të ndjekë ëndrrën e tij që të luajë për Real Madridin.