Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Fushë Kosovë.

Sipas policisë një burrë e ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij, i njëjti është arrestuar, shkruan rtv21.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht te fejuarën e tij viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./21Media