E bëri gruan për spital dhe u arratis

 

Një burrë gjendet në arrati pasi që i njëjti u raportua në polici nga gruaja e tij për dhunë psikike e fizike.

Mbrëmë rreth orës 18:50 një grua nga Gjakova ka raportuar në Polici se vazhdimisht po keqtrajtohet nga burri i saj i cili nën ndikimin e alkoolit e kishte goditur.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.

Sipas policisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.

Policia ka njoftuar se rasti mbetet nën hetime./21Media

Back to top button