Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot mori pjesë në samitin virtual të Miqve të Evropës, BE-Ballkani Perëndimor 2020.

Mustafa foli rreth përparimit të arritur në sektorin e bujqësisë, sidomos në atë të digjitalizimit të këtij sektori.

“Ministria e Bujqësisë, por edhe Qeveria të cilën e përfaqësoj, ka për qëllim që përmes modernizimit të teknologjisë dhe përkrahjes ndaj fermerëve për tu pajisur me softuerë për menaxhimin e fermave, përmes subvencionimit të mjeteve dhe teknologjive dhe aftësimit të fermerëve që ti përdorin ato shërbime, të instalojmë E-bujqësinë edhe në Kosovë”, tha mes tjerash Besian Mustafa.

Fokusi i samitit, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit dhe më gjerë, është bashkëpunimi rajonal dhe forcimi i ekonomisë dhe tregut të punës përmes transformimit të gjelbër dhe digjital, arsimit dhe sipërmarrjes dhe përfshirjes.

Në samit u diskutua gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin rajonal për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë Covid-19./21Media