Rep-artisti i njohur kosovar, Ledri Vula sot feston ditëlindjen. Artisti shumë i pëlqyer nga publiku sot i mbushi 34 vjet, shkruan rtv21.tv

Ledri përveç suksesit të tij në karrierë po kalon edhe momentet më të mira në jetën personale. Që prej kur lidhja e tij me Sara Hoxhën është bërë publike, ata janë çifti më i komentuar në showbizin shqiptar.

E sot për ditëlindje Ledri ka pranuar një urim të veçantë nga e dashura e tij, Sara e cila është shprehur se Ledri është personi që ajo dëshiron ta ketë gjithmonë në zemër.

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndajë me ty. Për shumë ditë të tjera si kjo. Gëzuar ditëlindjen njeriut që dua ta mbaj përgjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Sara poshtë fotografisë së publikuar në Instagram. /21Media