Sot është ditë e veçantë për këngëtarin e mirënjohur, Seldi Qalliun. Artisti sot ka ditëlindjen dhe ka mbushur 34 vjet, shkruan rtv21.tv

Në ditën e tij të shënuar Seldi do të marrë urime nga familjarët, miqt dhe kolegët e tij të shumtë. Me rastin e ditëlindjes së këngëtarit, një urim i veçantë nuk ka munguar nga e dashura e tij, që në Instagram identifikohet si ‘Cindy Cela’.

Ajo në instastory ka publikuar dy imazhe të bukura me Seldin, të cilin e ka uruar për 34 vjetorin e lindjes.

Kujtojmë që, Seldi në muajin shtator të vitit 2020 e ka zyrtarizuar lidhjen me ‘Cindy Cela-n’.

Sa i përket  karrierës muzikore, “Nutella” është projekti i fundit muzikor i Seldi Qalliut, i cili është publikuar më 18 korrik 2020./21Media