Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar sot një video të Liqenit të Ujmanit, teksa në sfond dëgjohet kënga “Baresha” e Nexhmije Pagarushës.

Thaçi tha se Liqeni i Ujmanit është perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës.

 

Kujtojmë se në shtator të vitit 2018, presidenti vizitoi Liqenin e Ujmanit.

Ai në vizitën qëi bëri këtij vendi tha se Kosova është sovrane dhe mohoi mundësinë e ndarjes së kësaj pjese të Kosovës për t’ju bashkuar Serbisë./21Media