"Relax para koncertit"

“Relax para koncertit”

Shyhrete Behluli është ndër këngëtaret më të dashura të zhanrit popullor, e cila për dekada me radhë ka argëtuar fansat e saj në mbarë trojet shqiptare.

Shyhrete Behluli është e martuar me Lulin, me të cilin ka tri vajza dhe dy djemë. Në çdo paraqitje, Shyhretja e përmend bashkëshortin e saj, Lulin, i cili është edhe krahu i djathtë saj, shkruan rtv21.tv

Kjo shihet edhe nga imazhet e shumta që këngëtarja publikon në rrjete sociale, e kryesisht në instagram, ku numëron 172 mijë ndjekës.

Sot në instastory, këngëtarja nga Mushtishti hodhi një foto boomerang pikërisht me bashkëshortin e saj, Lulin, në të cilën shihet duke u relaksuar.

“Relax para koncertit”, është shkrimi i këngëtares krahas fotografisë.

Projekti i fundit i Shyhrete Behlulit është ” Je e vetmja”, që e ka lansuar më 08 mars dhe e cila deri tani ka 581 mijë e 745 klikime./21Media