Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi sot ka publikuar videoprojektin e ri muzikor me titull “E do zemra çiken”.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Monkey Music, ndërsa muzika u realizua nga Sardi dhe Ronaldo Shtylla. Monkey Music po ashtu u përkujdes edhe për miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge.

Ndërsa një klip të veçantë i realizoi produksioni ‘Thedirectoexh”./21Media