E ëma e uroi Duan me fjalët më të mira
Sot, këngëtarja kosovare e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa feston ditëlindjen e 26-të. Në mesin e urimeve të shumta, artistja urimet më të veçanta i ka marrë nga prindërit e saj, shkruan rtv21.tv
Nëna e yllit botëror, Anesa e ka uruar të bijën me fjalët më të mira. Ajo, në instagram ka postuar fotografi të bukura nga fëmijëria e Duas dhe krahas tyre ka lënë urim të veçantë.
“Ndihem sikur kam mbyllur sytë dhe koha ka ikur. Duket sikur dje keni mësuar të ecni, dhe tani po vraponi drejt gjithçkaje që jeta mund të ofrojë. Gëzuar ditëlindjen, ju uroj gjithë lumturinë e kësaj bote. Të dua! Te dua pa fund !! “, ka shkruar nëna e Duas në instagram, ku numëron 227 mijë ndjekës.
View this post on Instagram
Në mëngjes, Dua ka marrë urim special edhe nga babai, Dukagjin Lipa, i cili e ka uruar atë me fjalët më të mira.
Dua Lipa është lindur më 22 gusht të vitit 1995. Babai i saj, Dukagjin Lipa, ishte dikur muzikant rok, i cili bënte pjesë në rok-grupin shqiptar “ODA”. Kështu Dua u rrit pranë muzikës. Në moshën 14 vjeçare ajo filloi të merret me kompozime. Këngët e saj të preferuara filloi t’i këndonte ne YouTube, gjë e cila ishte shkak që të binte ne sy të disa producentëve anglez. Pas zbulimit të talentit të saj, ajo nënshkroi kontratë me një ndër kompanitë më të rëndësishme muzikore në botë, Warner Bros Music. Që atëherë, e menaxhuar nga ekipi i njëjtë qe menaxhon edhe Lana Del Rey, Dua filloi të punojë mbi albumin e saj.
Më datë 21 Gusht 2015, Dua Lipa publikoi videoklipin “New Love”. Kënga arriti që Duas t’i njihej zëri dhe të krijoheshin fansa nga gjithandej. “New Love” gjithashtu ra edhe në sy të ekipit Maroon 5, të cilët e postuan në Twitter shoqëruar me kompliment ndaj artistes. Më datë 29 tetor 2015, Dua Lipa publikoi videoklipin “Be The One”. Kjo është kënga, e cila e bëri Dua Lipën me të vërtetë të njohur. Kjo këngë në arriti shumë tituj të rëndësishëm si “Sound of BBC”, arritje e cila rrallë është arritur, edhe nga artistë të famshëm botërorë. Stili i saj muzikor, të cilin e përshkruan si “pop të errët”, e bëri “Be The One” të dëgjohet mbi 100 milion herë vetëm në YouTube.
Më 18 shkurt 2016, Dua Lipa publikoi videoklipin “Last Dance”, më 6 maj 2016, “Hotter Than Hell” e pastaj vazhdoi për të mos u ndalur asnjëherë së realizuari hite që dëgjohen në mbarë botën.
Disa nha hitet e saj të më vonshme janë: “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF”, “Don’t Start Now” etj. Më 27 mars 2020, Dua Lipa publikoi albumin “Future Nostalgia”.
Dua nuk u ndal as gjatë vitit 2021, me ç’rast publikoi këmgët: “We’re Good”, “Love Again”, “Demeanor”, në bashkëpunim me Pop Smoke. Ndërkaq, projekti i fundit i Duas është “Cold Heart (Pnau Remix), i publikuar më 13 gusht, në bashkëpunim me Elton John./21Media