Pas fitores ata janë më të lumtur se kurrë

Pas fitores ata janë më të lumtur se kurrë

Boksieri i njohur, Haxhi Krasniqi mbrojti mbrëmë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU). Ai mposhti rivalin e tij, Landaeta, i cili pas 16 fitoreve ka vetëm këtë humbje nga Haxhi Krasniqi. 

Për të përcjellur më afër sfidën e tij si gjithmonë, e fejuara e tij Heidi Lushtaku qëndroi në Dessau të Gjermanisë, dhe me disa storie që i postoi në Instagram ajo u pa derisa lutej për fitore, transmeton rtv21.tv

Pas përfundimit të përballjes, Heidi hyri në ring dhe Robini e përqafoi dhe puthi atë në ballë.

 

Pas fitores madhështore të natës së mbrëmshme, çifti filluan një ditë të lumtur sot. Në fotografitë që Heidi publikoi, duken të dy mjaft të lumtur gjersa po hanë mëngjes bashkë.

Një fotografi nga ky mëngjes i këndshëm për ta, e publikoi edhe Robini dhe mbishkrimi i së cilës ishte “me shefin”.

Ata çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë dashurinë që e kanë për njëri-tjetrin./21Media