E gjen vëllain e vdekur në shtëpi, policia nis hetimet
28 Nëntor 2020
Një burrë u gjet pa shenja jete dje në rrugën “Mehmet Bajraktari” në Pejë .
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës një person ka raportuar se në shtëpinë e tyre kishte gjetur vëllain i tij, pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse policore, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia rastin e ka cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./21Media