Njëra ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar, Kida shfaqet tejet atraktive në fotografitë e fundit të publikuara në Instagram. Artistja kishte veshur një palë xhinse dhe një bluzë të thjeshtë. Ndërsa bien në sy edhe flokët e ngjyrosura në vjollcë, një stil që e karakterizon artisten.

Sa i përket aspektit profesional, pritet të publikohet bashkëpunimi i Kidës dhe Mozzikut, që është pjesë e albumit të ri të rep-artistit nga Ferizaj./21Media