Kevin Zefi futet në historinë e futbollit irlandez.

Talenti shkodran ka luajtur ditën e djeshme (4 shtator), me skuadrën e dytë të Shamrok Rovers, e cila militon në ligën e dytë irlandeze.

Skuadra ku luan 15-vjeçari shqiptar u mposht 1-2 nga Longford Taun, me golin e vetëm për Shamrok që e shënoi Zefi.

Pikërisht ky ishte një gol historik, pasi adoleshenti nga Shkodra bëhet lojtari më i ri që shënon në kampionatin irlandez.

Prej kohësh qarkullojnë lajme se në gjurmët e sulmuesit është vënë Interi, që dëshiron ta marrë ë skuadër. Zefi është pjesë e kombëtares U15 të Irlandës./oranews