Mbrojtësi brazilian do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolas

Mbrojtësi brazilian do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolas

Vetëm një vit ka zgjatur aventura e Dani Alves me Juventusin, pasi që mbrojtësi i krahut të djathtë do t’i thotë lamtumirë ‘Zonjës së Vjetër’.

Siç shkruan Corriere dello Sport, edhe Juventusi është pajtuar me vendimin e futbollistit për t’u larguar nga Torino.

34-vjeçari ka zhvilluar një sezon fantastik me Juven, duke qenë një nga futbollistët kryesorë të saj në edicionin e shkuar, ku bardhezinjtë, kanë fituar Serie A dhe Kupën e Italisë, por zhgënjimi i madh ka ardhur pas humbjes së thellë 1:4 nga Real Madridi në finalen e Ligës së Kampionëve.