Përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Rafet Prekazi konfirmoi lajmet e fundit se brenda kombëtares U21 kanë rezultuar disa raste pozitive me Covid-19.

Po, është e vërtet se ka raste që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19..”, deklaroi Prekazi për kp.

Prekazi shtoi se edhe ai është izoluar duke shmangur çdo kontakt me persona të tjerë.

Ende nuk dihet numri i saktë i të prekurve me Covid-19 brenda kombëtares.

Kujtojmë se nga ora 17:30, skuadra kishte planifikuar të mbante stërvitje para ndeshjes së nesëme kundër Andorës.