Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është infektuar me koronavirus. Ai kreu testin të hënën meqë kishe simptoma, ndër to edhe temperaturë të lartë.

Bolsonaro e ka nënvlerësuar pandeminë që nga fillimi duke e quajtur “grip të zakonshëm”. Ai gjithashtu u ka kërkuar autoriteteve qeveritare rajonale të lehtësojnë masat e izolimit, për të cilat ka thënë se e dëmtojnë ekonominë.

Brazili ka vendin e dytë në botë me numrin e rasteve dhe viktimave nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës./21Media