E mbani mend Pipi Çorapëgjatën? Kështu duket tani si 61-vjeçare

 

Rolin e Pipi Çorapëgjatës i cili është një prej personazheve më të dashura për fëmijë që nga shekulli i kaluar e ka luajtur aktorja suedeze, Inger Nilsson.

Aktorja sot është 61-vjeçare dhe jeton në Suedi. Nilsson rolin e parë në karrierën e saj e pati atë të Çorapëgjatës, madje edhe sot në shekullin 21, njerëzit ende e njohin atë kudo që shkon. Në vitin 2015, ajo ishte pjesë e kastit të filmit “The here after”.

Përmes disa fotografive më poshtë mund ta shihni se si duket tani aktorja.

Popullariteti i Pipit është aq i madh, saqë gjenerata të ndryshme janë rritur duke parë aventurat e saj me Anikën dhe Tomin. /21Media

Back to top button