E mbushi veturën derivate me para fals
13 Dhjetor 2020
Në një pompe të derivateve një person i panjohur ka paguar me një kartëmonedhë prej 50 eurove e cila dyshohet të jetë false. I njëjti pasi e ka mbushur veturën Golf IV (targa të njohura për Policinë) ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:35 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Monedha është konfiskuar nga forenzika./21Media