Aktorja Angelina Jolie po qëndron në rezidencën e saj në Los Feliz me gjashtë fëmijët e saj përgjatë izolimit. Aktorja në një intervistë u shpreh se i pëlqen ky kaos me qentë e saj teksa shëtiten në çdo cep të shtëpisë, dhe po i shijon netët duke shikuar filma.

“Ju e dini, kurrë s’isha njëra nga ato që e vlerësonte relaksin. Më pëlqen rrëmuja.”, tha aktorja duke qeshur.

Thotë se po argëtohen shumë duke shikuar filma.

“Mirë, jemi të gjithë këtu. Me gjashtë fëmijët, shumë kokoshka dhe ashtu me të vërtetë si çdo familje, qëndrojmë në pizhama”, tha Jolie mes tjerash./21Media