E mitura nga Lipjani shtrohet për trajtim të shtatzënisë

Policia ka bërë të ditur se dje një femër e mitur nga Lipjani është pranuar në repartin për trajtim të shtatzënisë.

Policia rastin e ka cilësuar si ”Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe më pas i njëjti është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button