Një e vajzë e mitur nga Rahoveci është bërë nënë dje në Spitalin e Gjakovës. Për këtë rast, Policia e Kosovës është njoftuar nga vetë spitali.

Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet për “bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare”.

“Nga Spitali i Gjakovës është informuar se viktima femër kosovare (e mitur), ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./21Media